Kompania ajrore që ofron shërbime charter, Orange2Fly, do të fillojë fluturimet nga Prishtina në Treviso të Italisë duke filluar nga data 7 dhjetor i këtij viti.
Fluturimet do të operohen dy herë në javë me aeroplan Airbus A320.
Kjo kompani ajrore planifikon që të zgjerojë rrjetin edhe më tej gjatë vitit të ardhshëm.