Quantcast
Channel: airkosova.net
Viewing all articles
Browse latest Browse all 127

Kompania ajrore Germania nga viti i ardhshëm edhe në Kosovë

$
0
0

Kompania e pavarur ajrore Germania nga data 31 mars 2019 do të stacionojë një Airbus A319 me kapacitet 150 ulëse, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Së bashku me partnerin Air Prishtina, kompania ajrore gjermane do të zgjerojë rrjetin e fluturimeve, duke hapur ndër të tjera edhe linja të reja nga Prishtina për Shtutgart, Hamburg dhe Hanover.

Linjat ekzistuese të cilat realizohen në bashkëpunim me partnerin për dhe nga Munihu, Dyseldorfi, Bazeli dhe Verona do të vazhdojnë të operojnën edhe më tutje.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt ka thënë se ky investim nuk është vetëm për nevoja të diasporës, por edhe shërbime të tjera. Ai shtoi se investimi i kompanisë ajrore Germania tregon për dinamikën dhe bashkëpunimin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, dhe se shpreson që ky investim do të ndikojë në rritjen e punësimit.

“Investimet e Gjermanisë në Kosovë janë të rëndësishme për punësimin e të rinjve, tash Germania e cila do të punësojë të rinj dhe të reja nga vendi lokal për staf mbështetës të udhëtimit. Pra, nëse rritet numri i fluturimeve do të rritet edhe numri i hapësirave për të punuar. Andaj, shpresoj që me anë të këtij hapi mund të hapet si pikë ndërlidhëse prej Prishtinës edhe Berlini. Besoj se ky investim është shenjë me rëndësi për të ardhmen sa i përket Aeroportit të Prishtinës, është e rëndësishme që për këtë aeroplan të ri të përkujdeset aeroporti për të”, ka thënë Heldt.

Ambasadori gjerman ka thënë se me fluturimet shtesë nga kompania ajrore Germania prej Aeroportit të Prishtinës si bazë, shpreson që Gjermania së shpejti do të jetë destinacioni numër një i udhëtarëve.

Ndërsa, Haldun Firat Kokturk nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, vlerësoi lart investimet e kompanisë ajrore Germania për linja të reja nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas. Ai beson se procesi i vazhdueshëm për zgjatjen e pistës do të ketë efekte pozitive në këtë aspekt.

“Ne e çmojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Germania dhe së bashku po e shtojmë edhe destinacionin për pasagjerët tanë. Në anën tjetër besojmë se procesi i vazhdueshëm për zgjatjen e pistës do të ketë efekte pozitive në Aeroportin e Ndërkombëtar “Adem Jashari”, tha Kokturk.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 127

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>