Kompania Fly Albania prezantoi mbrëmë destinacionet e reja të fluturimeve.
Kompania ajrore deklaroi se që nga tetori, destinacioni Tiranë-Bolonjë do të jetë katër herë në javë, Tirana-Malpensa tre herë në javë, ndërsa Tiranë-Pisa dhe Tiranë-Cuneo do të jenë dy herë në javë.
Të gjitha këto destinacione, përveç shërbimit cilësor do të jenë edhe mjaft ekonomike për shqiptarët.
Destinacionet e kësaj kompanie janë qytetet e njohura evropiane si ato italiane: Milano dhe Verona; ato gjermane: Mynih dhe Frankfurt, por edhe në Zyrih të Zvicrës.
Ndërkohë kompania ka theksuar se do të rritet ende më tej si frekuenca e fluturimeve, por edhe destinacionet e tyre.
Kompania ka bërë edhe një surprizë për klientët e saj, ku përfaqësuesit e saj deklaruan se 37.000 personat që kanë fluturuar deri tani me Fly Albania, do të kenë mundësinë të fluturojnë duke paguar bileta avioni per vetëm 10 euro.
Kompania Fly Albania është themeluar së fundmi në Tiranë si pjesë e grupeve besueshme të fushës së transportit ajror; Eurokoha Reisen me partnerët e saj në Shqipëri.
Rrugëtimin e saj FlyAlbania e nis me kompaninë e mirënjohur italiane Livingstone Air.
Kompania ajrore italiane, operon me fluturime brenda dhe jashtë Italisë, kryesisht nga baza e saj në Aeroportin e Milanos, si dhe nga Verona, Roma dhe Alghero. Ofron një shërbim të klasit të lartë, besueshmëri dhe mirësjellje. Ka një flotë mjaft të re dhe partneritet të fuqishëm me operatorët turistikë dhe agjencive të udhëtimit.
Misioni i Fly Albania është zhvillimi i turizmit në Shqipëri, organizimi dhe akomodimi i pushuesve nga Evropa për në bregdetin shqiptar, si edhe fluturimi me kohë, sigurt dhe komod nga Evropa për në vendlindje.
Kompanitë e tjera bashkëpunëtore të Fly Albania
Germanwings
Germanwings GmbH, kompani ajrore me bazë në Këln / Bon të Gjermanisë, pronë e Lufthansa. Germanwings fluturon në mbi 75 destinacione të ndryshme nga Këlni / Boni, Shtutgarti, Berlini, Hanoveri dhe Dortmundi.
Air Berlin
Air Berlin Plc (Air Berlin) është kompania e dytë më e madhe ajrore gjermane dhe e gjashta në Evropë për nga numri i pasagjerëve. Air Berlin realizon fluturime në mbi 84 destinacione në Evropë, 11 në Amerikën Veriore dhe 18 destinacione në Afrikë dhe Azi.
Edelweiss Air
Edelweiss Air është kompani që ofron kualitet të lartë dhe dërgon pasagjerët në destinacionet më të njohura rreth e përqark botës.
Pegasus
Pegasus, është një nga kompanitë ajrore më të besueshme dhe të qëndrueshme në Turqi për 20 vjet, si dhe partner i shumë operatorëve të mëdhenj turistik.
Germania
Germania E themeluar në vitin 1979, kompania ajrore Germania ka krijuar një emër të shquar në mesin e kompanive gjermane kryesisht falë standardeve të larta të mirëmbajtjes dhe sigurisë, shërbimit në bord, si dhe një shkalle shumë të lartë të përpikmërisë.