Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 127

Si aterron aeroplani ne mjegull

Mënyra më e thjeshtë dhe primitive e pilotimit dhe uljes në aeroport është vëzhgo dhe piloto, që do t’thotë se piloti shikon nëpër dritare për t’parë se nga po shkon. Por, për shkak të kushteve meteorologjike, e veçanërisht mjegullës, kjo metodë shpesh nuk është e mundur.Në ato raste përdoren sistemet e aterrimit me instrumente (ILS).

Image may be NSFW.
Clik here to view.
ILS-localiser-radiation-characteristics

ILS-të janë sinjale precize të radios që emitohen në një drejtim të njohur, në bazë të së cilave aeroplanit dhe pilotit i transmetohet lokacioni në relacion me këto referenca imagjinare. ILS lejon ‚uturimin në një pjerrësi kse mbi ipërfaqen horizontale të terrenit, zakonisht prej 3 shkallësh, duke ofruar udhëzim vertikal (në anglisht glideslope) apo pjerrësia e uljes, dhe një sinjal tjetër, i cili mundëson gjetjen e shmangies horizontale prej pistës (ang. localizer) apo udhëzim horizontal. Ekzistojnë tri kategori të mëdha të ILS-së, të kategorizuara në bazë të precizitetit të sinjalit dhe nivelit të ulët të dukshmërisë që lejojnë.

  • Kategoria I (Cat I) lejon “lartësi të vendimit” jo më pak se 61 m dhe dukshmëri vizuale të pistës jo më pak se 550 m ose shikueshmëri jo më të vogël se 800 m.
  • Kategoria II (Cat II) mundëson aterrim me shikueshmëri vertikale prej 30 m dhe horizontale prej 350 m — kjo kategori përdoret në Aeroportin e Prishtinës.
  • Kategoria III (Cat III) ndahet në tri nënkategori: IIIa 15-30 m në vertikal dhe 300 m në horizontal; IIIb 0-15 m në vertikal dhe 75-200 m në horizontal dhe IIIc 0 m në vertikal dhe 0 në horizontal, apo ulje plotësisht automatike.

Në momentin që piloti e mbërrin lartësinë e vendimit, nëse nuk e sheh pistën, gjë që shpesh ndihmohet nga drita të intensitetit të lartë, ai/ajo duhet të anulojë uljen dhe llojë procedurat e ngritjes

Image may be NSFW.
Clik here to view.
ILS-uhf-glideslope-radiation-characteristics


Viewing all articles
Browse latest Browse all 127

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>