Peizazhe magjepsëse, ngjyra mbresëlënëse dhe nganjëherë të pazakonta e bëjnë Cappadocian të mbetet si një prej vendeve të preferuara për tu vizituar nga e tërë bota.
Mënyra më e mirë për të parë Cappadocian dhe peisazhin e saj përrallor është prej qiellit, e kjo sepse është një nga destinacionet më të njohura për udhëtim me tullumbace të ajrit.
Zgjimi në orët e hershme për të parë lindjen e diellit me një prej tullumbaceve të tilla do të jetë një eksperiencë e cila do të mbetet gjatë në mendjen tuaj.

Në Cappadocia mund të vizitoni “Zjarret e Fatit” të cilat janë një krijim i çuditshëm i natyrës, i njohur në të gjithë botën. Ato janë formuar prej materialeve vullkanike ndërsa sipas legjendave, masa në majë të malit është hedhur nga vetë perëndia. Janë Trashëgimi Botërore e UNESCO-s që nga viti 1985.

Një tjetër arsye për të vizituar këtë vend janë qytetet e lashta nëntokësore, nga të cilat më e madhja është Derinkuyu që strehonte rreth 20,000 njerëz. Rrjeti i tuneleve të Derinkuyu kishte edhe rrugë të fshehta dhe skaje të vdekura që i mbanin banorët e qytetit të sigurtë në raste rreziku.

Këto dhe shumë atraksione tjera do t’i gjeni në rast se e zgjedhni Cappadocian si destinacionin tuaj të ardhshëm.
E ofertat më të mira për të kaluar pushime të paharrueshme i gjeni në Air Kosova.
The post Përse ta vizitoni Cappadocian, këtë vend magjepsës e me bukuri të rralla first appeared on airkosova.net.