Sherwood Breezes Në këtë objekt të mrekullueshëm, si të rriturit ashtu edhe fëmijët do të ndjehen njësoj të lumtur. Pajisjet dhe ofertat e shumta për fëmijë u mundësojnë edhe prindërve të kenë pushime të rehatshme.
Pozita: Sherwood Breezes Drejtpërdrejt në plazh, 12 km larg qendrës së Antalias dhe 10 km larg aeroportit. Ekzistojnë lidhjet e mira me minibus dhe taksi.
Koha e transferit: rreth 15 minuta.
Akomodimi: Ky objekt tejet i përsht-atshëm për familje, përbëhet nga gjithsej 349 dhoma, të shpërndara në objektin kryesor nëntëkatësh. Lobi i gjerë me recepcion, ashensorë panoramikë, restorant kryesor me tarracë dhe resto rante A-la carte (kuzhina turke dhe ajo italiane, me rezervim të obliguar), bare të ndryshme, sallë për konferenca, diskotekë.
Pishinë e mbyllur me ndarje për fëmijë, qendër bukurie dhe zonë për relaksim. Në oborrin e gjelbëruar të hotelit gjendet një kompleks pishinash me ndarje për fëmijë, aquaparku me 6 rrëshqitëse uji për të rritur, 3 rrëshqitëse uji për fëmijë, amfiteatri. Dyqane të shumta, qendra e argëtimit me internet, bilardo, video lojëra dhe lojë me birila (bowling) me dy pista, floktari.
Plazhi: Plazh Sherwood Breezes i gjatë me rërë. Peshqirët, ombrellat e diellit dhe shtretërit i keni në dispozicion pa pagesë, si në pishinë ashtu edhe në plazh.
Dhomat: Dhomat standarde: janë të rehatshme dhe të dekoruara me plot stil dhe janë të pajisura me banjë dush/WC, me tharëse të flokëve, klimatizim qendror (me orar të caktuar, varësisht prej motit), telefon me lidhje direkte, TV/Sat, kasafortë, minibar (mbushet çdo ditë me ujë, birrë dhe pije freskuese), dysheme me tepih, ballkon apo tarracë në shumicën e rasteve me pamje nga deti.
Dhoma familjare junior: Nuk kanë derë lidhëse dhe janë pak më të mëdha se dhomat standarde; të ndara me një mur ndarës, përndryshe të pajisura njëjtë, me një shtrat dysh dhe dy shtretër të ndarë.
Dhomat familjare Connection: Përbëhen nga dy dhoma të ndara të gjumit, me një shtrat dysh dhe dy shtretër të ndarë, secila e pajisur me banjë (njëra me dush, tjetra me vaskë), WC dhe tharëse të flokëve, TV/Sat, klimatizim (me orar të caktuar, varësisht nga moti) dhe telefon me lidhje direkte. Minibari, kasaforta dhe ballkoni janë në dispozicion në vetëm njërën prej dhomave.
Shërbimi: Sherwood Breezes Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Dy fusha të tenisit, qen-dër për fitnes, volejboll, pingpong.
Me pagesë: Ndriçimi i fushave të tenisit, qendra e bukurisë, masazhi, interneti, loja me birila, bilardo, lojërat kompjuterike dhe të gjitha sportet e motorizuara të ujit në plazh.
Fëmijët: Animacione për fëmijë, mini-klubi (5-12 vjeç) dhe klubi junior (13-17 vjeç) gjatë periudhave të caktuara të ditës, minidisko, fusha për lojëra, pishina për fëmijë, 3 rrëshqitëse uji, sipas kërkesës mund të rezervohet edhe dado për më të vegjëlit (me pa-gesë), shtrati për fëmijë, ulëset për fëmijë në restorant (varësisht sa prej tyre janë të lira), bufeja për fëmijë gjatë darkës në restorantin kryesor.
The post Sherwood Breezes first appeared on airkosova.net.