Quantcast
Channel: airkosova.net
Viewing all articles
Browse latest Browse all 127

Aviacioni Civil, incidenti i Pacollit ishte i lehtë

$
0
0

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, incidentin që i ndodhi zëvendëskryeministrit Pacolli në Aeroportin e Prishtinës po e konsiderojnë si incident të lehtë.

Kushtrim Musa, drejtor i Departamentit për Sigurinë e Fluturimeve, ka thënë se hetimet kanë nisur kohë me parë, por nuk kanë përfunduar ende.

“Të dhënat preliminare tregojnë që në raste të rralla, ky tip i aeroplanit kur mbushet plot me karburant, mund të vijë deri te kalimi i një sasie të kerozinës nga rezervuari kryesor në sistemin e drenazhit të karburantit të aePacolli me aeroplanroplanit, dhe si rrjedhojë, të pasojë rrjedhja e kësaj sasie në platformë, përkundër mekanizmave mbrojtës të instaluar në sistemin e qarkullimit të karburantit në aeroplan”, ka thënë Musa.

Sipas tij, edhe nëse aeroplani do të ngjitej në ajër, kapiteni do të vërente që ka defekt në furnizimin me kerozinë me ç’rast ai do te kthehej prapa për aterrim në aeroport me qellim të evitimit të defektit.

Për më tepër në këtë rast sipas Musës kapiteni është i obliguar të derdhë sasinë e tepërt të kerozinës në ajër para aterrimit me qellim të uljes së peshës për aterrim.

“Sidoqoftë, nga hetimi preliminar i të dhënave dhe dokumenteve dëshirojmë t’ju konfirmojmë se gjatë kësaj ndodhie, ekuipazhi i aeroplanit si dhe personeli i ANP ‘Adem Jashari’ kanë reaguar në përputhje me procedurat standarde të operimit”, ka thënë ai. Sipas tij, ky incident nuk le përgjegjës asnjë zyrtarë në Aeroportin e Prishtinës.

Po, ashtu edhe këta të fundit në një sqarim për opinionin të dhënë pas një jave thonë se Aeroporti nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur. Sipas tyre, çdo kapiten/inxhinier, apo zyrtar përgjegjës i aeroplanit pasi të pranojë kerozinën, a nënshkruan një dokument duke marrë përgjegjësinë mbi vete.

Sipas tyre, në rastin e Pacollit dokumenti ishte nënshkruar nga kapiteni i aeroplanit Levent Uzer, i cili më pas kishte dërguar edhe një sqarim zyrtar.

“Ai rast është njëri ndër situatat e papritura të dështimit në industrinë e aviacionit. Për më tepër dëshirojmë të sqarojmë se aeroplani ishte ndaluar sipas procedurave të formave komunikuese të aviacionit. Marshaler-i ka informuar Qendrën Operative të Aeroportit të cilët kanë informuar Shërbimin e Zjarrfikësve të Aeroporti dhe Kontrollin e Trafikut Ajror të cilët i kanë komunikuar defektin teknik kapitenit të aeroplanit që ka rezultuar në ndalje të tij”, thuhet në sqarimin e ANP-së.

Sipas tyre mirëmbajtja teknike e aeroplanëve është përgjegjësi e kompanive ajrore, dhe sipas standardeve ndërkombëtare të aviacionit, aeroporti nuk merr përgjegjësi për mirëmbajtjen teknike të aeroplanëve.

Aeroporti parandaloi incidentin

Më tej në sqarim e Aeroportit thuhet se efikasiteti dhe efektiviteti i punonjësve të LIMAK-ut ka parandaluar një aksident të mundur aeroplani.

“Limak Kosovo siguron se gjithmonë do të veprojë në pajtim me të gjitha provizionet e Marrëveshjes me PPP dhe të gjitha rregullativat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me aviacionin si dhe me të gjitha standardet e sigurisë dhe sigurimit me qëllim që të ofrojë nivelin më të lartë të shërbimeve të aviacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ’Adem Jashari’”, thuhet në sqarim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 127

Trending Articles